Presion nga Tottenham, Fulham ka një plan për sulmuesin e Kombëtares

by admin
Spread the love

Manor Solomon po spikat me Fulham dhe jo më kot për të interesohen edhe klube të tjera. Tottenham po këmbëngul më së shumti për sulmuesin anësor.

I huazuar nga Shakhtar Donetsk, izraeliti ka shënuar katër gola në ndeshjet e fundit dhe e ka bindur Fulham që duhet të bëjë maksimumin që të bjerë dakord me ukrainasit për ta blerë atë.

Mediat britanike raportojnë se londinezët po përgatitin ofertën për ta mbajtur në skuadër Solomon, kartoni i të cilit vlerësohet me 18 milionë euro.

Sulmuesi në verë mbush 24 vjeç dhe shikohet si një investim për të tashmen dhe të ardhmen te Fulham, që po zhvillon një sezon fantastik.

Skuadra e drejtuar nga portugezi Marco Silva, ndan vendin e gjashtë me Liverpoolin në Premier League.

Ndërkohë, The Cottagers janë kualifikuar edhe në çerekfinalet e FA Cup, raund në të cilin do të sfidojnë Manchester United.


Top Channel

You may also like