Presidentja Osmani reagon pas miratimit të rezolutës kundër referendumit të Serbisë

by admin
Spread the love

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka mirëpritur miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës njëzëri e kanë refuzuar mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë.

Ajo tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, ndaj veprimeve stabilizuese të Serbisë.

“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Lexo lajme interesante

You may also like