Presidentja Osmani pret në takim nënën e Rita Orës, psikiatren Vera Sahatçiu Ora – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Republikëss së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur në takim nënën e këngëtares me famë botërore, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora.

Dy gratë janë takuar në zyrën presidenciale, ku ndër të tjerash kanë diskutuar për tema që prekin shëndetin mendor.Ka qenë vet nëna e yllit ndërkombëtar, psikiatrja Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga takimi.

“E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e fotografisë së saj.

Tutje, ajo ka rishpërndarë edhe një tjetër imazh të publikuar nga këshilltarja e presidentes, ku ndër të tjerash Sahatçiu – Ora shkroi: “Ne duam, shpërndajmë dhe ndërtojmë eksperienca të reja me Presidenten e Kosovës”.

Ajo do të jetë në kryqytetin shqiptar, në Tiranë më 6 shtator për një koncert të madh në sheshin “Skënderbej”./Botapress.info/.

You may also like