Presidentja Osmani bashkë e kryeministrin Kurti takojnë krerët e institucioneve të sigurisë

by admin
Spread the love

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë pritur krerët e institucioneve të sigurisë në prag të fundit të vitit 2021.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga zyra për media e Presidencës.

Në takim kanë marrë pjesë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ai i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kreu i FSK-së, Bashkim Jashari, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti dhe kreu i Policisë, Samedin Mehmeti.

“Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjeneralleitënant Bashkim Jashari, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmeti”, thuhet në njoftim.

You may also like