Presidentja nuk ia fali dënimin 71-vjeçarit i cili vdiq nga tumori në kokë

by admin
Spread the love

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vdekjes së një 71-vjeçari i cili ishte i dënuar për vrasje të rëndë, e që vuante nga tumori në kokë.

Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se S.L. është pranuar në burg më 25 janar të vitit 2009 dhe që atëherë ishte i sëmurë.

“Që nga pranimi në burg, ka qenë i diagnostifikuar me tumor ne kokë, i cili i është hequr gjatë mbajtjes së dënimit, sëmundje të traktit urogjenital, kardiovaskular, neurologjik, etj. Është trajtuar në vazhdimësi në Stacionarin e burgut dhe Spitalin e Pejës dhe QKUK, sipas nevojës. Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasojë e metastazave tumorale të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae si dhe komplikime të tjera, të cilat ia kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj në reagim thotë se ka pasur kërkesa të vazhdueshme që 71-vjeçarit t’i ndërpritet dënimi, e për këtë thotë se ka pasur kërkesë edhe për falje nga Presidenti, por që asnjë prej kërkesave nuk është realizuar.

“Si pasojë e kësaj, ka qenë i shtrirë në SP në Pejë dy javët e fundit nën kujdesin e vazhdueshëm të këtij institucioni. Në këtë kohë ka qenë duke u zhvilluar procedurat për pezullim të dënimit, të kërkuar nga stafi mjekësor dhe Drejtori i Burgut të Dubravës. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme që të i ndërpritet dënimi për shkaqe shëndetësore. Ka pasur kërkesë për falje nga Presidenti, por të gjitha këto nuk janë realizuar”, thotë KMDLNj.

KMDLNj thotë se në raste të tilla kur të burgosurit janë me sëmundje të pashërueshme, duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit.

“Duke e vlerësuar angazhimin e personelit shendetësor në Burgun e Dubravës, KMDLNj e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nësë kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të. Nuk është rasti i parë e nuk do të jetë as i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve. Ndërprerjes së dënimit për shkaqe shëndetësore dhe të moshës duhet t’iu nënshtrohen vetëm rastet që për shkak të natyrës së veprës, nuk mund të lirohen por se konsiderohet si zgjidhje e përkohshme. Pasi mungon baza ligjore për këtë, KMDLNj do ta përkrahë çdo nismë për ndryshim të Ligjit që e mundëson këtë ndërprerje të dënimit për shkak të gjendjen shëndetësore apo të moshës”.

Lexo lajme interesante

You may also like