Presidenti slloven: BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti
slloven, Borut Pahor, nga Prishtina i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) që
kosovarëve t’u mundësohet lëvizja pa viza në zonën Schengen, raporton Ekonomia Online.

Ai
një në konferencë të përbashkët me presidenten, Vjosa Osmani ka shtuar se Sllovenia
është mbështetës e dialogut me Serbisë.

Sipas
tij, dialogu duhet të vazhdojë, sado që nuk është një proces i lehtë. Pahor
deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të
zhdukur.

Kur
fol për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se të dy
shtetet duhet të bëjën hapa në këtë drejtim, raporton EO.

“BE-ja
të bëjë liberalizimin e vizave dhe në dialog të bëhet më shumë për personat e
humbur. E kuptojmë se duhet të futen në BE, duhet angazhim dhe t’i tejkalojmë
problemet që janë në rrugë. Kjo nuk është e lehtë, dialogu nuk është i thjeshtë
duhet të zgjidhjen çështje komplekse dhe kjo mund të arrihet nëse ka vullnet
politik”.

“Pas
bisedës me Vuiçiqin, thonë se ju  nuk
keni vullnet e ju thoni se atje nuk ka vullnet por nga përvoja ime them të
tejkalohen këto probleme. Duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura
dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet. Kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet
ne e kuptojmë e vendimin e Gjykatës Kushtuese për Asociacionin. Si mik i Kosovës
dhe Serbisë e shoh dialog që është i vështirë, të gjithë mund të zgjedhjen në
fund edhe çështjet ndërkombëtare”.

You may also like