Presidenti shqiptar vizitën e parë zyrtare në Kosovë, kjo është axhenda e takimeve dy ditore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë më 15 dhe 16 gusht.

Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë.

Axhenda e vizitës së presidentit shqiptar përfshin takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, takim me komandantin e KFOR-it dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr.
Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve
(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës) Nënshkrimi në librin e miqësisë
nga Presidenti i Shqipërisë

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr.
Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës
së Kosovës Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu dhe delegacionin

11:45 Nderime para memorialit për Personat e
Zhdukur

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy
Presidentëve

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit
të Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête me Albin
Kurtin, Kryeministër i Republikës së Kosovës

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e
Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova
dhe vendosje e Kurorës

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes
Jashari dhe vendosje e Kurorës

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari

E martë, 16 gusht 2022

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z.
Memli Krasniqi

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z.
Lumir Abdixhiku

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z.
Ramush Haradinaj

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të
Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë)

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së
Prizrenit

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së
Prizrenit

You may also like