Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Ilir Meta është shprehur se po të dekretonte sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale do të ishte 27 shkurti nëse do i dekretojë nesër do të jetë data 6 mars.

Meta tha se afati ligjor prej 45 ditësh do i japi kohë opozitës që të përgatitet për zgjedhjet.

“Nëse do e dekretoj sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, menjëherë pas emisionit, do jetë 27 shkurti. Nëse e dekretoj nesër do jetë 6 marsi. Ka një hapsirë të caktuar dhe unë jami disponuarpër të dhënë kohën maksimale të afateve ligjore 45 ditë, në mënyrë që të përgatiten dhe të kalojmë kohën më të ftohtë. Së dyti ti krijojmë mundësi opozitës që të përgatiten sa më shumë brenda këtyre kufijve. Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

You may also like