Presidenti Meta letër Kushtetueses në prag të vendimit ‘për shkarkimin’

by admin
Spread the love

Presidenti, Ilir Meta i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese në prag të vendimit për çështjen e shkarkimit të tij.

Meta ka kërkuar që gjykatë t’i vendosë në dispozicion ‘provat si u caktua relatori për çështjen e shkarkimit’ të tij nga Parlamenti për shkelje të Kushtetutës.

Në letër, Presidenti paraqet 3 kërkesa për Gjykatën Kushtetuese duke nisur nga vendimi për pezullimin e vendimmarrjes.

Gjithashtu, Meta kërkon shpjegim nga Kushtetuesja për ‘shkeljen e afatit ligjor 3-mujor të shqyrtimit të çështjes’.

Presidenti Meta gjatë një interviste të fundit për Euronews Albania ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në rast se Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin e tij nga Parlamenti.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane pa bërë specifikime.

Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij por do të dërgojë përfaqësues ligjor.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të merret më 1 shkurt. Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Shkak për shkarkimin e tij u bë ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale dhe caktimi i një date tjetër pasi opozita bojkotoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e kaluara lokale.

Një komision parlamentar hetimor i ngritur nga mazhoranca socialiste gjeti disa shkelje të Kushtetutës nga Meta, ku thuhet se gjithashtu ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

You may also like