Presidenti Meta dekretoi gjyqtaren Ahmeti në Gjykatën e Lartë, vjen reagimi i ambasadorit Soreca

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur emërimin e anëtarit të 10-ë të Gjykatës së Lartë.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai thotë se tashmë me emërimin e gjyqtares Arbena Ahmeti nga Presidenti Ilir Meta, është arritur kuorumi i duhur për këtë Gjykatë dhe shton se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

Postimi i Sorecës:

“Mirëpritëm emërimin nga Presidenti Ilir Meta të anëtarit të 10-ë të Gjykatës së Lartë, e cila tashmë ka arritur kuorumin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushteutuese. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

Mirëpresim takimin e sotëm nga [email protected] anëtarit të 10-të të Gjykatës së Lartë, e cila tashmë ka arritur kuorumin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në konsolidimin e #justicereform”, shkruan Soreca.

You may also like