Presidenti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth: I kushtoi jetën shërbimit ndaj popullit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Kreu i shtetit zhvilloi sot një vizitë në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ku la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj tha se “ishte thellësisht trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të monarkes më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth-it, Mbretëreshës Elizabeth II”.

“Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”, theksohet në mesazhin e Presidentit Begaj

You may also like