Presidenti maqedonas viziton nesër Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do të vizitojë Kosovën. Ai do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani do ta presë në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë presidentin Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media.

You may also like