Presidenti kroat garanton mbështetje për njohjet: “Ballkani i Hapur” palidhje nëse Kosova s’trajtohet njëjtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti
i Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha se Kosova është shtet stabil dhe te qetë si
shumica e vendeve të Ballkanit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova duhet që të marrë shembull përvojat e shteteve të tjera në shumë fusha e mos të bëjë gabime, madje shpreh i bindur në integrimin e shpejt në BE e institucionet e tjera.

Milanoviç tha se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” është “palidhje” nëse nuk do ta mbulonte Kosovën në mënyrë jo të barabartë me shtetet tjera.

“Marrë parasysh që Kroacia është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, unë në mënyrë sipërfaqësore do ta komentoj, sepse nuk na prek neve në mënyrë direkte”.

“Nëse iniciative i ka qëllimet e mira, atëherë duhet ta marrim ndoshta parasysh, me kusht që të merret parasysh që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, ashtu siç tha Presidentja Osmani. Nëse është e kundërta, atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet”.

“Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë është, kushtimisht thënë, palidhje. Kosova nuk duhet të mbetet anash, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Duhet ta kemi të qartë se cilat janë motivet”.

Mbështetje
të fuqishme ai ka garantuar për njohjen e Kosovës, duke shtuar se nuk i kupton
vendet që nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Madje
ai thotë se edhe Serbia duhet që të pranojë Kosovën sa më shpejt.

“Kroacia
është anëtare në NATO por ballafaqohet me sfida të reja. Kosova është shtet i
dashur dhe kemi shtet miqësor. Në autokraci është ndryshe. Rregullat nuk janë të
njëjta. Kosova gjendet si shtete tjera të Ballkanit në një situatë statike”.

“Rekomandimi
është që Kosova t’i shikojë përvojat e tjera dhe të mos i bëjë gabimet, por të përqendrohet
në veten e saj. Kosova është shtet i cili shumë shpejt mund të integrohet sepse
e kemi lojalitetin ndaj institucioneve”.

“Nëse
në zgjedhjet e ardhshme mund ta dimë se ekziston lojaliteti mund të dimë çka
mund të presim. Unë do të flasë dhe bind së paku ku të kem ndikim. Rast është Bosnja
që kemi gjendje të çuditshme”.

“Nuk
i kuptoj shtete që nuk e njohin Kosovës dhe do bëjë të mundurën që të ndikojë në
njohjen e Kosovës. Në Kosovë nuk kemi luftë”.

Këto
komente ai i bëri pas takimit me presidente Vjosa Osmani, nga e cila u prite
edhe me ceremoni shtetërore.

You may also like