Presidenti kroat flet për Kosovën pasi Kroacia do të nis një kontingjent ushtarësh drejt Prishtinës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kroacia do të nis për në Kosovë një grup prej 37 ushtarësh, të cilët do të shpërbejnë në kuadër të trupave të KFOR’it.

Presidenti
kroat, Zoran Milanoviq, i cili mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse , përsëriti
se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, dhe të tillë e njeh edhe
shteti i tij.

“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat nuk do e pranojë. Por ne nuk ndërhyjmë në politikë më shumë se ajo çfarë bëmë shumë vjet më parë kur e njohëm Kosovë”, tha Milanoviq.

Ai tha se
veprimi i shtetit të tij nuk erdhi “për të dëmtuar Serbinë” pasi nuk ndjekin
politikë të tillë, por siç tha “për të shpërblyer Kosovën”.

Përveç
presidenti Milanoviq, në përcjelljen e kontingjentit kroat për Kosovë në kuadër
të KFOR’it, morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të
Armatosura të Kroacisë, admirali Robert Hranj si dhe komandanti i ushtrisë
kroate, gjeneral kolonel Boris Seriq.

Misioni
paqeruajtës i NATO’s, KFOR, ka 3,746 trupa në Kosovë, që vijnë nga 28 vende të
botës.

You may also like