Presidenti i UEFA-s mbërrin në Tiranë, zhvillon takim zyrtar me kryeministrin Rama

by admin
Spread the love

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë për një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe presidentin e FSHF-së Armando Duka.

Takimi vjen pas tensioneve në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku së shpejti do të mbahen zgjedhjet për të zgjedhur kreun e ri.

Përveç zgjedhjeve, pritet të diskutohet edhe zhvillimi i finales së madhe europiane të Conference League në Shqipëri.

Në përgjigjen e fundit ndaj Top Channel zyra e medias së UEFA-s konfirmuan se ngjarjet e fundit dhe sidomos eksplozivi në shtëpinë e presidentit Duka, kanë vendosur në pikëpyetje çështjen e sigurisë dhe për këtë arsye kërkohen rikonfirmime nga qeveria shqiptare për të organizuar këtë aktivitet madhor për UEFA-n që për herë të parë do të zhvillojë finalen e këtij kompeticioni premier në kryeqytetin shqiptarë dhe që prej disa muajsh po reklamohet kudo në Europë.



Top Channel

You may also like