Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin mbërrin në Kryeministri

by admin
Spread the love

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin mbërrin në kryeministri ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar çështjen e ndërhyrjes së politikës në zgjedhjet e FSHF-s dhe organizimin e finales së Conference League që është planikuar të zhvillohet në Tiranë më 25 maj.

Kjo finale është vënë në diskutim pas eksplozivit në shtëpinë e presidentit të FSHF-s Armand Duka më 24 janar. Ndërkohë pas këtij takimi presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin do të vizitojë Shtëpinë e Futbollit ku e pret presidenti Armand Duka.

You may also like