Presidenti i PSG nuk lë hapësirë për interpretim, sqaron të ardhmen e Messi dhe Mbappe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe mund të konsiderohen pa problem si dy futbollistët më të mirë aktualisht dhe jo më kot, të udhëhequr prej tyre Argjentina dhe Franca kanë mbërritur në finalen e Botërorit të Katarit.

Te klubi i PSG janë tejet entuziastë për kondicionin e yjeve të tyre dhe për të disatën herë presidenti i parizienëve, Nasser Al-Khelaifi thekson se Messi dhe Mbappe do të qëndrojnë në kryeqytetin francez.

“Messi dhe Mbappe janë shumë të lumtur që veshin fanellën e PSG, ashtu si edhe pjesa tjetër e djemve që janë pjesë e skuadrës. Këtë mund ta shikoni gjatë ndeshjeve të PSG, jo më kot në këtë sezon nuk kemi pësuar asnjë humbje. Mbappe sapo ka firmosur kontratën e re ndërsa për Messin të jeni të sigurt se është pjesë e jona, të paktën deri në fundin e sezonit, më pas do të ulemi dhe do të bisedojmë sërish”, u shpreh Al-Khelaifi për Gazzeta Dello Sport./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like