Presidenti i Partizanit tregon a është pro apo kundër ligës së përbashkët Kosovë – Shqipëri në futboll

by admin
Spread the love

Ndonëse është themeluar një garë e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll – Liga Unike, dëshira e krijimit të një kampionati të përbashkët në futboll mes Shqipërisë mëmë dhe Kosovës bijë, po vazhdon të mbetet vetëm ide – pa ndonjë marrëveshje konkrete, shkruan Inporti.

Vitë më parë edhe Federata e Futbollit e Kosovës kishte njoftuar se në koordinim me FSHF-në do të ketë një garë të përbashkët.

Në lidhje me këtë temë për FronteOnline ka folur edhe presidenti i klubit të madh shqiptar, Partizanit, Gaz Demi.

I pari i klubit nga Tirana nuk është kundër një ideje të tillë.

“Në rast se i shërben cilësisë së futbollit dhe është frytdhënëse, pse jo?”, ka thënë Gaz Demi për Front Online.

Ndryshe, Liga Unike në baksketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë është formuar në shtator të vitit 2020.

Kjo ligë ka për qëllim realizimin e idesë së kahmotshme për zhvillimin e aktiviteteve garuese të klubeve të të dyjave vendeve. /Insporti.com

You may also like