Presidenti i paarritshëm për shqiptarët! – Shqip

by admin
Spread the love

Kandidaturat për President të RMV-së, sidomos ata shqiptare, për Menduh Thaçin e PDSH-së janë të përshpejtuara. Sipas tij, pozita e Presidentit të shtetit është e paarritshme për shqiptarët derisa zgjidhet përmes votës popullore në zgjedhje.

Kjo sipas Thaçit, mund të ndryshojë vetëm nëse presidenti zgjidhet nga Parlamenti.

“mendoj se Arbeni dhe grupi i tij, u ngutën pak që t’i japin edhe një pas opozitës maqedonase, një kurajo, inkurajim dhe të mundohen që koalicionin qeveritar  që e mbajmë ne, ta dëshpërojnë në skajshmëri partnerin kryesor të koalicionit, LSDM-në”, deklaroi menduht Thaçi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./tvklan.mk

You may also like