Presidenti i Meksikës skeptik për vizitën Blinken pas debateve: Nuk kemi ende axhendë të përbashkët (fotot)

by admin
Spread the love

Presidenti i Meksikës Andres Lopez Obrador tha sot se “nuk ka një axhendë të përcaktuar” për takimin me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, duke iu referuar diferencave me SHBA për politikat energjitike që Meksika po adopton.

“Nuk ka një axhendë të përcaktuar për mua, dhe as ai nuk sjell një axhendë të vecantë, që të jetë me interes për të dy vendet,” tha presidenti i majtë në konferencën e rregullt të shtypit.

Blinken erdhi sot në Meksikë për të drejtuar takimin e dytë vjetor të përfaqësuesve të lartë mes dy vendeve.

Debatet e lindura në korrik mes SHBA e Kanadasë për marrëveshjen tregtare me Meksikën, fokusoheshin në politikat energjitike të qeverisë së Lopez Obrador.

Ata thonë se reformat legjislative të López Obrador në sektorin energjitik meksikan kufizojnë pjesëmarrjen e kompanive të huaja, çka prek interesat e korporatave të mëdha amerikane.

Por presidenti meksikan beson se pretendimet janë të pajustifikuara dhe refuzon faktin që qeveri të huaja të japin opinione mbi ligjet kombëtare.

López Obrador përjashtonte mundësinë që debati energjitik të diskutohet me  Blinken, por theksoi një “reagim të mirë” që kishte marrë nga Presidenti Joe Biden në një letër të disa ditëve më parë.