Presidenti i Empolit flet për situatën aktuale të Nedim Bajramit: Nëse e kërkon Real Madridi…

by admin
Spread the love

Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të dalluar të Empolit. 22-vjeçari i kombëtares shqiptare, numëron 5 gola dhe 4 asiste, teksa ka shënuar edhe 2 gola në Kupën e Italisë.

Disa klube po interesohen për shërbimet e mesfushorit ofensiv nga Tetova, me Lazion mbi të gjithë.

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi ka komentuar situatën e Bajramit për LaLazioSiamoNoi.it.

“Nuk di çfarë të them rreth interesimit të Lazios, ndoshta është nga ata raste që gazetarët e parashikojnë përpara se të ndodhë realisht. Për momentin nuk ka asgjë konkrete.

Një drejtues mund të shprehë pëlqim për ndonjë lojtar, kjo është normale, por askush nuk më ka kontaktuar për Bajramin”, deklaroi kreu i Empolit, i cili jep një koment edhe në lidhje me çmimin e kartonit të lojtarit.

”Varet se kush më pyet për të. Nëse e kërkon Real Madrid ka një çmim të caktuar, por nëse e tenton Sampdoria sigurisht që çmimi ndryshon, pasi çmimin e përcakton merkato.

Sigurisht që do të ketë klube të interesuara për Bajramin, por për momentin duhet të mendojmë për gjëra më të rëndësishme, pasi luajmë një tjetër ndeshje pas dy ditësh”, deklaroi Corsi.

You may also like