Presidenti i Bracelonës, Laporta: Mbajmë Zhoao Feliksin dhe Kanselon

by admin
Spread the love

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shfrytëzuar vizitën e fundit në Dubai për të bërë disa deklarata rreth së ardhmes së dy “Zhoao”-ve të ekipit, Feliks dhe Kanselo.

Numri një i Barçës ishte më se i kënaqur me paraqitjen e të dy lojtarëve dhe siguroi se po punohej për të mbyllur vazhdimësinë e të dyve edhe për sezonin e ardhshëm: “Kanselo dhe Feliks kanë luajtur në një nivel shumë të lartë që kur kanë ardhur. Klubi mund t’i mbajë ata për sezonet e ardhshme.

Ne planifikojmë të fillojmë negociatat për ta së shpejti. Kemi marrëdhënie të mira me Mançester Sitin dhe Atletikon e Madridit,  ndaj mendoj se në fund do të gjejmë një kompromis në interes të përbashkët”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

You may also like