Presidenti i Bayernit “burgos” Lewandoskin, Barcelona nuk tërhiqet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, mund të detyrohet të qëndrojë te Bayerni edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar nga klubi pas tetë sezonesh.

Herbert Hainer, presidenti i Bayernit, deklaroi i prerë këtë të premte se Lewa do të përmbushë deri në fund kontratën e tij me kampionët e Gjermanisë. Kjo deklaratë vjen si përgjigje pas raportimeve të fundit që sugjeronin se këtë verë sulmuesi mund të largohet nga Gjermania.

“Robert Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në qershor 2023 dhe ai do ta përmbushë atë”, – tha Hainer ai për “BILD”.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, i specializuar në tregun e futbollistëve, Bayerni i ka komunikuar vendimin për të respektuar deri në fund kontratën menaxherit të Lewandowskit, Pini Zahavi, por pavarësisht kësaj, Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Lewandowski dhe do të provojë sërish gjatë javëve të ardhshme.

Lewandowski ka një marrëveshje deri në vitin 2023 me palën gjermane, por qëllimi i tij ishte të largohej në verë duke kërkuar një kontratë afatgjatë diku tjetër. Barcelona është skuadra që tregoi më shumë interes për të dhe nuk do të dorëzohet as tani. Këtë vit, sulmuesi polak shënoi 49 gola në 45 ndeshje në të gjitha garat dhe sapo fitoi titullin e Bundesligës për të tetin vit radhazi me Bayernin.


Top Channel

You may also like