Presidenti gjerman Steinmeier: Solidaritet dhe besim përballë sfidave

by admin
Spread the love

Ngritja e çmimeve, mungesa e energjisë, frika ekzistenciale – Presidenti gjerman Steinmeier i njeh shqetësimet e gjermanëve. Megjithatë ai përhap optimizëm në fjalimin e tij për Krishtlindjet.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u bën thirrje njerëzve që jetojnë në Gjermani të tregojnë solidaritet dhe besim përballë sfidave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë. “Nëse kishte një gjë të mirë këtë vit, ajo ishte përvoja se ne do ta kalojmë së bashku këtë periudhë”, thekson kreu i shtetit në fjalimin e tij për Krishtlindjet për këtë vit. “Dhe kjo është arsyeja pse dëshira ime për Krishtlindjet është që këtë besim ta marrim me vete edhe në vitin e ri. Që të forcojmë gjithçka që na lidh.”

Sipas Presidentit Steinmeier nuk po duket në horizont një fund i shpejtë i luftës agresore ruse në Ukrainë, edhe ose vërtetë dëshira më e madhe është që paqja të mbretërojë përsëri. “Por kjo paqe nuk është ende e prekshme. Dhe ajo duhet të jetë një paqe e drejtë që as nuk e shpërblen rrëmbimin e tokës dhe as nuk i lë njerëzit në Ukrainë në arbitraritetin dhe dhunën e pushtuesve të tyre.” Derisa të vijë paqja duhet që njerëzit të qëndrojë pranë atyre që sulmohen, kërcënohen dhe shtypen.

Presideti gjerman Steinmeier përhap optimizëm në fjalimin e tij për Krishtlindjet.

Në të njëjtën kohë Steinmeier paralajmëroi që të mos neglizhohet lufta kundër ndryshimeve klimatike. “Po, këto janë kohë të vështira. Ne po përballemi me stuhi,” tha Steinmeier. “E megjithatë: Krishtlindjet janë momenti i duhur për të parë drejt asaj që na jep besim.”

“Ne nuk na zuri paniku”

Ukraina po u kundërvihet sulmeve ruse me guxim të madh. Evropa është e bashkuar. “Dhe vendi ynë po del edhe një herë më i fort prej sfidës. Ne nuk u ramë në panik.”

Shteti ynë demokratik po i lehtëson barrat më të rënda. Shumë kompani po punojnë për të dalë më të forta nga kriza. “Dhe ju të gjithë ndihmuat për këtë,” u tha Steinmeier njerëzve në Gjermani. “Unë e di se sa e vështirë është kjo krizë për të gjithë ju, se sa shumë duhet ta kufizoni veten. Por askush nuk mund të na heqë bujarinë në marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Steinmeier falënderoi njerëzit për përkushtimin dhe humanizmin e tyre. Ai tha njerëzit u ngritën për njëri-tjetrin dhe u angazhua me guxim kur nevojitej ndihmë. “Jam krenar për vendin tonë, ku kaq shumë njerëz angazhohen – jo sepse duhet, por sepse ndejnë përgjegjës për të tjerët dhe për komunitetin.”

Lufta kundër ndryshimeve klimatike

Steinmeier paralajmëron se pavarësisht këtyre shqetësimeve, lufta kundër ndryshimeve klimatike nuk e ka humbur urgjencën e saj. Kjo luftë ka nevojë për të gjithë ne. “Uroj që të moshuarit të jenë edhe një herë të gatshëm të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe që të rinjtë që angazhohen të jenë kritikë – por pa dëmtuar kauzën e mbrojtjes së klimës duke hyë në antagonizëm me të tjerët.”

Të nevojshme janë si ambicia e të rinjve edhe përvoja e të moshuarve, thekson Steinmeier. “Sepse ne të gjithë kemi një qëllim të përbashkët: që brezi i ri të mos jetë “brezi i fundit”, por brezi i parë i një bote miqësore ndaj klimës.”/DW


Top Channel

You may also like