Presidenti Erdogan mbërrin në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi

by admin
Spread the love

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në zonën më të goditur nga tërmeti, raportojnë agjencitë e lajmeve vendase.

Ai do të vizitojë Kahramanmaras dhe Hataj si dhe Pazarcik, qendra e tërmetit aty ku pasojat e janë katastrofike.

Shumë prej qytetarëve të prekur kanë shprehur zemërim për mungesën e ndërhyrjes qeverisë.

Një grua, Arzu Dedeoglu, i tha një gazetari të BBC mbrëmë në lagjen Numune të Iskenderun, në Turqinë jugore, se dy mbesat e saj ishin ngecur nën rrënoja dhe se nuk kishte mbërritur asnjë ndihmë.

Ne kemi dy fëmijë nën rrënoja, Aysegul dhe Ilayda. Ata janë zhdukur tani, jam e sigurt që tashmë janë zhdukur. Pse nuk erdhën të na ndihmonin?”

Një tjetër e mbijetuar në qytetin jugor të Antakias, Melek, 64 vjeç, pyeti: “Ku janë çadrat, ku janë kamionët me ushqim?”

Ne nuk kemi parë asnjë shpërndarje ushqimi këtu, ndryshe nga fatkeqësitë e mëparshme në vendin tonë. Ne i mbijetuam tërmetit, por do të vdesim këtu për shkak të urisë ose të ftohtit këtu.“- tha ajo për Reuters.

Lexo edhe: Bilanc tragjik! Mbi 9000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri/ Ekipet e kërkim-shpëtimit në garë me kohën


Top Channel

You may also like