Presidenti Biden sonte bën adresimin e tij mbi Gjendjen e Shteteve

by admin
Spread the love

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do mbajë sonte fjalimin e tij të dytë në kuadër të asaj që njihet ”State of the Union”, (Gjendja e Shteteve) dhe të tretin në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Ekonomia, lufta e Rusisë në Ukrainë, marrëdhëniet SHBA-Kinë, reforma policore dhe kontrolli i armëve pritet të jenë disa nga temat kryesore në fjalët e presidentit amerikan, përcjell klankosova.tv.

Ky adresim i tij drejt kombit, do të jetë i pari i tij në një qeveri të ndarë, me Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët dhe Senatin nga demokratët.

Ndërsa të gjithë presidentët e SHBA-së janë të detyruar me kushtetutë t’i japin Kongresit një përditësim vjetor mbi gjendjen e vendit, për pjesën më të madhe të historisë amerikane ato janë dorëzuar si mesazhe të shkruara.

Kjo do të jetë hera e 106-të që një president mban një fjalim personal para Kongresit.

Kushtetuta e SHBA kërkon që presidenti të informojë Kongresin për gjendjen e bashkimit. Neni II, Seksioni 3, Kushtetuta thotë: “Ai [Presidenti] do t’i japë herë pas here Kongresit informacionin mbi gjendjen e shteteve, dhe do t’i rekomandojë shqyrtimit të tyre masat që ai do t’i gjykojë të nevojshme dhe të përshtatshme”.

”State of the Union” (Gjendja e Shteteve) shpërndahet tradicionalisht në hollin e Dhomës së Përfaqësuesve, para anëtarëve të Dhomës dhe Senatit, si dhe para gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, anëtarëve të kabinetit të presidentit dhe trupit diplomatik të SHBA-së.

Kjo do të jetë e para që nga viti 2020 që nuk do të ketë asnjë masë paraprake kundër Covid-19.

Tradicionalisht, Senati dhe Udhëheqja e Dhomës së Përfaqësuesve shoqërojnë presidentin në dhomë.

Pas presidentit janë ulur anëtarët kryesorë të secilës dhomë të Kongresit: presidenti i Senatit (zëvendëspresidenti Kamala Harris) dhe kryetari i Dhomës.

Teksa nëse nuk ka nënkryetar, ose nëse zëvendëspresidenti nuk merr pjesë, Presidenti Pro Tempore i Senatit ulet në vendin e zëvendëspresidentit, përcjell klankosova.tv.

You may also like