“Presidenti”, Balla zbulon ç’do ndodhë të premten: PD ndryshoi numrin e protokollit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i grupit parlamentar socialist, Tulant Balla tha se Partia Socialiste ka të gjithë dëshirën e mirë që pjesë e procesit për zgjedhjen e Presidentit të përfshihet edhe opozita, por theksoi se nuk mundet të kthehet një kërkesë e rrezuar, duke iu referuar këtu pretendimeve të Alibeajt. Në lidhje me mos miratimin e kërkesës së PD për Komision Hetimor për Investimet Strategjike Balla tha se PD nuk respekton procedurat.

 

Pyetje: Ditën e premte do mblidhet kryesia e PS, do hapni zarfet e deputetëve me emrat e kandidatëve apo do keni dhe propozime surprizë?

Balla: Kemi ndjekur një proces që do ta quaja tepër korrekt në marrëdhënie me atë që thotë kushtetuta. Në raundin e dytë dhe të tretë ramë dakord që propozime të ketë vetëm nga opozita. Tani na takon ne që sikurse e kam thënë PS ka institucionet e veta të vendimmarrjes. Kryesia është organi më i lartë vendimmarrës në emër të PS. Vendimi i kryesisë do të bëhet publik e po ashtu duhet që vendimi ti jepet e grupit parlamentar se nga aty deputetët do mbështesin me firma kandidatin apo kandidaten. Natyrshëm unë dhe dy kolegët e tjerë do kemi informim të Kryesisë së PS për ecurinë e procesit e prisni ditën e premte, do ua themi Kryesisë një herë pastaj juve.

Është e rëndësishme të kemi një president që përcakton kushtetuta. Dëshira jonë ishte që ta zgjidhnim me opozitën. I kam shprehur keqardhjen opozitës për mospjesëmarrje në fazën e 3. Si bën nder opozitës që të kthehet në format e vjetra të bojkotit. Bojkoti i ka dhënë leksione çdo partie. Leksionet të bëhen mësime. Për presidentin nuk përjashtojmë asnjë gjini”.

You may also like