Presidenca për liberalizim vizash: Ekziston mbështetja deklarative nga shumica e vendeve të BE-së

by admin
Spread the love

Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se shumica e vendeve të Bashkimi Evropian (BE), e përkrahin deklarativisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vela për RTV Dukagjini ka thënë se asnjë nga shtetet anëtare të BE-së që kanë folur në Samitin e BE-së, nuk është shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në këtë takim ka pasur përkrahje për Kosovën, nga vendet anëtare, për Kosovës jo vetëm për çështjen e liberalizimit të vizave por edhe për qëndrimin e Kosovës ndaj luftës në Ukrainë, dhe për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, gjë të cilën nuk e bëjnë të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë ai.

Tutje, Vela deklaroi se në Samitin e së enjtes, nuk ka mundësi të merret vendim dhe se përveç deklarimeve përkrahëse pret nga vendet e BE-së që të marrin vendime.

Lexo lajme interesante

You may also like