Presidenca ndan 200 mijë euro subvencione: Vjosa Osmani “lëshon dorën” për vendlindjen

by admin
Spread the love

Afër 200 mijë euro subvencione i ka ndarë Zyra e Presidentes për Organizata Joqeveritare dhe për persona fizikë. Shuma më e lartë e subvencioneve që i ka ndarë një personi fizik arrin deri në 28 mijë euro. Ndërsa, kryetarja e shtetit duket se i ka kushtuar më shumë rëndësi OJQ-ve nga vendlindja e saj, Mitrovica.

Sipas dokumentit që ka siguruar Demokracia.com, gjithsej 51 persona fizikë dhe OJQ kanë përfituar nga subvencionet e ndara nga Presidenca e Kosovës gjatë vitit 2021.

Shumat që i ka ndarë Zyra e Presidentes variojnë nga shtatë mijë euro dhe deri te më e ulëta që është një mijë euro.

Demokracia.com ka
vërejtur se një numër i madh i OJQ-ve përfituese janë të regjistruara në
Mitrovicë, vendin ku ka lindur presidentja Osmani.

Nga afër 200 mijë euro
të ndara duket se në masë relativisht të madhe janë favorizuar OJQ-të e
Mitrovicës.

Zyra e Presidentes i ka
ndarë 4100 euro për organizatën “Avancimi i Pozitës së Rinisë dhe Fëmijëve në
Kosovë – APRFK”

Po ashtu, subvencion
prej 3890 eurosh ka ndarë edhe për Forumin për Shoqëri Civile në Mitrovicë.

Tjetër organizatë nga
Mitrovica që ka përfituar 3780 euro nga Zyra e Presidentes është edhe “Business
Women Mitrovica”.

Për më tepër, 2000 euro
i janë dhënë edhe organizatës “Mitrovica Women Association for Human Rights”.

Ndërkaq, organizata
tjetër nga Mitrovica, “Ideas for a Better Youth”, nga Zyra e Presidentes ka
përfituar një mijë e 740 euro.

Përfitues i 3000 eurove
nga subvencionet e ndara prej Zyrës së Presidentes është edhe “Fondacioni
Dhemetra” i regjistruar në Mitrovicë.

Lidhur më subvencionet e
ndara gjatë vitit 2021, dje është pyetur edhe Zyra e Presidentes, megjithatë
kjo zyre nuk ka kthyer përgjigje.

You may also like