Premtimi i Libertës për prindërit: Nëse martohem, burrin do e marr në shtëpi

by admin
Spread the love

Sa herë intervistohet nga gazetarët, Liberta Spahiu nuk i shpëton dot pyetjeve për jetën private. Së fundmi ajo është pyetur nga gazetari i ATV për martesën dhe moderatorja tregoi se nuk është person që i pëlqen të bëjë plane. Ajo tha se është shumë e lidhur me familjen dhe madje nëse do të martohet, do “ta marrë burrin te shtëpia.”

“E kam thënë se kur do të martohem, por nuk i dihet jetës. Ka plot raste kur njerëz planifikojnë një dasmë për vite të tëra dhe ndodh që ose ikën nusja ose ikën burri. Kështu që le të ndodhë çfarë të ndodhë, sepse pavarësisht lidhjes që ke një person ndodh që kur bën plane dhe nuk të funksionojnë. Familja nuk më ngacmojnë sepse jam edhe fëmija i fundit dhe rri me ata. Ata madje kanë dëshirë që të rri me ta, madje iu kam premtuar që nëse do ta marr burrin do ta marr te shtëpia”, tha Liberta.

Lexo lajme interesante

You may also like