Premtimet e kandidatëve për kryetar, sikur të ishim në Paris se jo në Prishtinë (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati për asamble komunale në Prishtinë, nga radhët e Nismas Socialdemokrate, Endri Zabërgja, ka cilësuar se idetë e kandidatëve për kryeqytetin, janë imagjinare, sikurse të ishin duke jetuar në Paris.

Zabërgja u shpreh në Edicionin Zgjedhor, se premtimet që po bëjnë kandidatët, janë në mospërputhje me nevojat e qytetarëve, përcjell Klankosova.tv.

”Kandidatët për kryetarë çfarë premtimesh bëjnë, duket që jemi këtu në Paris, e jo bash në Prishtinë”.

”Nëse pastaj i balancon nevojat me premtime, janë në diskrepancë shumë të madhe. Çfarë roli ka teleferiku kur sot 50% e rinisë ikën prej Prishtinës?, Çfarë roli ka teleferiku kur ka shumë më shumë pjesë të tjera ku duhet me u investu dhe që ka rëndësi vitale për jetën e qytetarit?”.

..Ideja ime është 5% e buxhetit komunal me e nda për rininë, për zhvillimin e rinisë në karrierë. Duke e pasë parasysh që rininë qaq e kanë diskriminu komuna e Prishtinës deri tash sa as në drejtori nuk e kanë përmend më…

”Ajo ndahet pjesë e buxhetit, e që ndahet në pesë fusha si fond për rininë”.

”Unë jam në lagjen e Muhaxherëve, ku ka aq probleme të mëdha sa kemi gropa, mungon ndriçimi public etj. Jam duke punuar me pasion me gjithë vullnetin tim që me ua çelë një derë, një adresë e të rinjve brenda komunës së Prishtinës”.

”Sepse nëse ekziston vullneti politik, gjithçka është e mundur”.

 

You may also like