PREMIER LIGË/ Luhet një “copë” e titullit, përballja Siti-Arsenal sjell spektakël të garantuar

by admin
Spread the love

Sot është një duel i nxehtë dhe mjaft i rëndësishëm për titullin në Premier Ligë, ku Mancester Siti i vendit të tretë pret Arsenalin kryesues, dy skuadrat që i ndan vetëm një pikë.

Dy ekipet do të përballen në orën 17:30 në “Etihad Stadium” për të ofruar një nga pasdite më spektakolare të futbollit britanik, me fituesen që do të hedhë një hap të rëndësishëm në garën për titullin, që ka hyrë në sprintin final.

Pep Guardiola përballë Mikel Artetës, ose mësuesi përballë nxënësit, matin forcat sërish si kundërshtarë, pasi e bënë këtë edhe sezonin e kaluar, me katalanin e Sitit që fitoi duelin direkt dhe më pas edhe titullin kampion.

Megjithatë “topçinjtë” vijnë më të pjekur dhe me më shumë eksperiencë këtë sezon, ndaj janë gati të servirin një hakmarrje të nxehtë, duke lënë pas në garën për titull, kampionët në fuqi. Skuadra e Pep Guardiolës, që kërkon titullin e katërt radhazi në Premier League, ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat kundër Arsenalit, me humbjen e vetme të pësuar në fillim të këtij sezoni, 1-0 në “Emirates Stadium”.

Qytetarët synojnë gjithashtu të vendosin një tjetër rekord, atë të dy “tripletave” radhazi, pasi janë në fazën çerekfinalet e Champions Leagues, në gjysmëfinalet e FA Cup dhe plotësisht në garë për titullin kampion. Gjithsesi emocionet e Premier League të dielën nisin më herët në orën 15:00, pasi në fushë zbret një tjetër skuadër që lufton për titullin kampion, Liverpuli i Jurgen Klop, që pret Brajtonin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like