Premier Liga nuk pushon – sot zhvillohen tri ndeshje mjaft interesante

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pavarësisht koronavirusit, që po prek çdo ditë e më shumë futbollistë, Premier League nuk ndalet dhe vjen që në ditën e parë të vitit të ri me një ndeshje spektakolare, që vë përballë Arsenalin me Manchester City-n.

Kryesuesit e Pep Guardiolës vijnë nga një seri prej 10 fitoresh radhazi, që i ka shkëputur në krye të renditjes dhe një tjetër sukses ndaj “topçinjve”, do t’i afronte edhe më shumë me titullin kampion, ndonëse faza e dytë sapo ka filluar.

Nga ana tjetër londinezët e Mikel Artetës janë rritur ndjeshëm pas një starti katastrofik dhe kanë arritur zonën Champions të renditjes, teksa ndaj kryesuesve do të synojnë një fitore morali, ndonëse pa trajnerin spanjoll në pankinë, që mungon për shkak të koronavirusit.

Nuk kursen askënd për këtë sfidë Pep Guardiola, që ka marrë me vete edhe mbrojtësin portugez Joao Cancelo, i cili dy ditë më parë ishte viktimë e një grabitjeje të dhunshme, por pavarësisht plagëve në fytyrë, është gati të harrojë këtë episod të pakëndshëm në fushën e lojës.

Përballja Arsenal-Manchester City do të startojë në orën 13:30 në Shqip 2, ndërsa emocionet e kampionatit anglez do të vijojnë edhe me sfidat Watford-Tottenham e Crystal Palace-West Ham, përkatësisht më 16:00 dhe 18:30…

You may also like