Premier League nuk aprovon kërkesën e Chelseat për të shtyrë ndeshjen ndaj Wolves

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Chelsea ka bërë një kërkesë për të shtyrë ndeshjen e sotme ndaj Wolves, por është refuzuar nga Premier League, raporton mediumi anglez, Telegraph Sport.

Kërkesa u refuzua të dielën në mëngjes dhe mund të detyrojë Chelsean të ketë lojtarë të papërshtatshëm në pankinë më vonë këtë pasdite.

Dy skuadrat do të takohen në Molineux në një fillim të orës 15:00.

Pesë nga gjashtë ndeshjet e Premier League që do të zhvilloheshin të shtunën u anuluan për shkak të përhapjes së koronavirusit midis skuadrave.

Poashtu edhe ndeshja mes Evertonit dhe Leicesterit, e paraparë për t’u luajtur sot është shtyrë.

You may also like