Premier League: Leeds turpëron Chelsean, West Ham abonohet me humbjet

by admin
Spread the love

Kanë dhuruar surpriza ndeshjet e javës së tretë të Premier League, që janë zhvilluar këtë të dielë pasdite. Chelsea është turpëruar në “Elland Road”, pasi është mposhtur 3-0 nga Leeds.

Vendasit shënojnë dy gola në pjesën e parë, ndërsa Harrison ka shënuar golin e tretë që vulosi fatin e kësaj sfide në fraksionin e dytë të lojës. “Blutë” e Londrës pësojnë humbjen e parë sezonale në kampionat.

Vazhdojnë paraqitjet e dobëta të West Ham në këtë sezon të ri, me londinezët që pësojnë humbjen e tretë radhazi në kampionat. Djemtë e teknikut David Moyes zhgënjejnë dorëzohen pa kushte në shtëpi përballë Brighton që fitojnë 2-0 në “London Stadium”. / Oversport.tv

Foto: Leeds United Twitter

You may also like