Prekja me dorë e Dumfires, ish-arbitri Cesari shpjegon situatën

by admin
Spread the love

Ndeshja e fazës së tretë e Champions League mes Interit dhe Barcelonës përfundoi me rezultatin 1-0 ku ekipi italian mundi spanjollët në “Giuseppe Meazza”.

Një ngjarje që hapi vërtetë debat për publikun ishte ajo në minutën e 91, ku katalanasit pretenduan për një prekje të topit me dorë në zonën e Interit nga ana e Denzel Dumfries. Megjithatë arbitri kryesor i takimit e konsideroi gjithçka të rregullt dhe nuk akordoi 11-metërsh.

Për Mediaset foli ish-arbitri Graziano Cesari duke thëne se: “Një imazh i siguruar nga TV spanjoll i heq të gjitha dyshimet për ngjarjen. Dora e djathtë e Dumfries e prek qartë topin. Me siguri këto imazhe nuk janë të disponueshme për VAR-in sepse pamjet e qarta janë nga një aparat fotografik.” – shtoi më tej ish-arbitri italian. /oversport.tv

You may also like