“Prekesh kudo me çunat, çfarë të presim në takim të dytë”? Jurgeni e tepron në debatin ndaj Mikelës

by admin
Spread the love

Jurgeni u shpreh sot në “Për’puthen” se ka tërheqje fizike ndaj Mikelës, por nuk i pëlqejnë sjelljet dhe karakteri i saj.

Por, ai shkoi më tej se kaq me ofendimet ndaj saj, që habiti dhje vajzat e tjera në studio:

Jurgeni: Është një femër sikur flet shumë, bie në kundërshtim me veten e saj. Bie me këmbët e tua. Nuk je e qëndrueshme në karakter!

Mikela: Nëse dal në kundërshtim me veten do thosha jam në pishman që i kapa dorën Argjendit. Por nuk e bëra

Jurgeni: Ti merr zjarr kot…

Mikela: Unë marr zjarr kur kërcënohem. Më jep fakte, kur jam treguar arrogante ndaj teje?

Jurgeni: Ke treguar që nuk je e përgjegjshme me ato që bën.

Mikela: Çfarë nuk të pëlqeu?!

Jurgeni: Nuk më pëlqejnë gjërat që bën ti në takimet e para. Me Argjendin ishte ekstrem fare, nuk më pëlqen fare te një femër ajo sjellje!

Mikela: Çdo njeri e shijon si do!

Jurgeni: Çfarë mund të presësh nga ty në takimin e dytë?

Mikela: Unë nuk i bëj për ty, bëj çfarë ndjej.

Jurgeni: Nuk je te një nga pëlqimet e mia!

Mikela: Ju përdorni armë shumë të ulëta ndaj femrave…

You may also like