Prej një lisi, nuk jemi duke e parë malin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Kosovë, problemi kyç janë strukturat paralele të Serbisë që funksionojnë pa ndonjë problem të theksuar. Këto mund t’i shohim pothuajse në të gjitha vendbanimet ku jeton komuniteti serb në Kosovë, dhe përmes tyre Serbia de-fakto është duke ushtruar ko-sovranitet në vendin tonë.

Çështje kyçe ne negociatat me Serbinë duhet te jetë zhbërja e tyre përfundimtare, pasi vetëm atëherë mund të themi se është duke u konsoliduar shtetësia e Kosovës.

Problemi i targave ilegale është vetëm shpërfaqje e këtyre strukturave paralele, te cilat janë prezente pothuajse ne çdo fushe.

Kosova duhet te përgatis një plan te detajuar te negociatave për zgjidhjen e këtij problemi qe e kemi te trashëguar nga koha e UNMIK-ut, paralel me nje draft per asociacionin, pasi këto dy çështje janë te ndërlidhura.

Zhbërja permanente e strukturave paralele te Serbisë se bashku me krijimin e asociacionit ne baze te vendimit te Gjykatës Kushtetuese te Kosovës, do te ishte një marrëveshje e mençur qe do ta stabilizonte vendin tone, dhe njëkohësisht do ta mbështes për muri Vuçiqin & Co.

Mendoj se zhbërja e këtyre strukturave dhe ndalimi i financimit ilegal te Serbisë është interes i larte nacional i Kosovës, dhe realizimi i tij mund te arrihet vetëm me mjete politike, për te cilin është me se e domosdoshme ndërtimi i përkrahjes perëndimore.

Jam i bindur se ka hapësirë diplomatike per kete opsion, përmes se cilit Kosova do te kalonte nga pozita e tanishme e palakmuar, ne një ofensivë diplomatike, për te cilën do te ketë mirëkuptim dhe përkrahje ne kryeqytetet kyçe te bashkësisë ndërkombëtare.

You may also like