Prapaskena e merkatos, Gosens kishte rinovuar me Atalantën, por e bleu Interi

by admin
Spread the love

Robin Gosens tashmë është një lojtar i Interit pasi u ble në janar nga Atalanta për 15 milionë euro, plus 10 të tjera në formë bonusesh. Megjithatë, mediat italiane kanë raportuar edhe një prapaskenë të merkatos përpara se mbrojtësi gjerman të vishte fanellën zikaltër.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoëeb, Gosens përpara se të firmoste me Interin, kishte nënshkruar kontratën e rinovimit me Atalantën. Ai kishte hedhur firmën për zgjatjen e marrëveshjes deri në vitin 2026, por gjithçka ndryshoi me ndërhyrjen në skenë të Beppe Marottës.

Edhe pse Gosens kishte rinovuar, në asnjë moment nuk u bë diçka zyrtare. Arsyeja mendohet të jetë për shkak se klubi nga Bergamo dhe lojtari kishin rënë dakord që në rast se arrinte një ofertë e kënaqshme, ai do të largohej. Në janar arriti oferta e Interit dhe pjesa tjetër është histori. /oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like