Pranon lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, Cindy tregon çfarë i pëlqeu tek Genari

by admin
Spread the love

Ish-missi shqiptar dhe moderatorja sportive, Cindy Marina, ka qenë përfolur prej kohësh në mediet rozë se ajo mund jetë në një lidhje me djalin e politikanes Jozefina Topalli, Genar Topalli.

Ndonëse janë fotografuar disa herë bashkë, dyshja nuk e kishte pranuar asnjëherë publikisht se mund të ndodheshin në një marrëdhënie. Ka qenë vetë Cindy, e cila në ditën e të dashuruarve ka postuar në “Instastory”, një foto ku shfaqet në krahë të Genarit. Ata duken shumë të qeshur krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu dashurinë mes tyre.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Cindy jo vetëm që pranoi se lajmet ishin të vërteta, por ajo gjithashtu u shpreh se bashkë kanë një vit që janë të dashuruar, por kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave.

Moderatorja zbuloi se te Genari i ka pëlqyer shumë karakteri i tij.

“Shën Valentinin e kalova mirë. Po e pranoj edhe vetë që jam në një lidhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lidhjes. Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diskutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash. Unë nuk jam e dhënë pas dhuratave, mua më pëlqen të rrimë bashkë. Më pëlqen karakteri që ai ka”, u shpreh Cindy.

You may also like