Pranoi konkurrenten me të shkuar të errët, reagon autorja Olsa Muhameti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Laureta Zyba, motra e Rrushes është konkurrentja më e re në “Për’puthen”.

Megjithatë, konkurrentja e re Laureta Zyba u përfol shumë pas daljes së saj të parë në ekran, për shkak të së shkuarës së saj problematike, ku ishte përfshirë disa herë në ngjarje kriminale të rënda.

Laureta Zyba ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Sipas “Indeksonline”, ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.

Laureta Zyba ishte valltare e klubeve të natës në Prishtinë e cila ishte arrestuar për veprën penale, “bashkëkryrje në veprim”. Para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte lajmëruar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz.

Olsa Muhameti ka reaguar rreth këtij lajmi duke thënë se ka dijeni për të shkuarën e Lauretës.

“Ma keni nisur kaq shumë këtë lajm…Sigurisht që Laureta na i kishte treguar në audicione të shkuarën e saj, ajo që lexohet në dokumenta të paktën. Si çështje serioze do ta trajtojmë në Prime, ama unë kam një pyetje për të gjithë ju. A meriton një qënie njerëzore të ketë një shans të dytë në jetë? Unë mendoj që Po! “Për’puthen” nuk është një prohram vetëm dashurie, ne duam të japim dhe mesazhe e pse jo mundësi të dyta në jetë…Shpresoj i tillë të jetë rasti i Lauretës në fund…”,- ka shkruar Olsa.


You may also like