Pranoi hapur preferencat seksuale, mesfushori kontestohet nga tifozët: Është e papranueshme!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prej muajit tetor, futbollisti i Adelaide United në Australi, Josh Cavallo ka marrë guximin për të treguar hapur preferencat e tij seksuale ndërsa ka deklaruar se pëlqen meshkujt.

Një hap i cili i ka kushtuar thirrje raciste në ndeshjen e fundit ndaj Melbourne, teksa fansat kanë brohoritur kundër mesfushorit. Vetë Cavallo është shprehur më pas se e gjithë situata ishte e papranueshme, teksa shton se nuk do t’i pëlqente që fëmijët e vegjël të merrnin mesazhe urryese në rrjetet sociale ashtu siç i shkojnë atij.

“Nuk do të pretendoj se nuk dëgjova thirrje homofobe në ndeshjen e fundit, nuk ka fjalë njeri ta përshkruaj sa i zhgënjyer jam. Kjo nuk mund të jetë e pranueshme dhe duhet të bëjmë më shumë në mënyrë që njerëzit të vuajnë pasojat e këtyre situatave.

Unë nuk do të kërkoj për asnjë moment falje për të vërtetën time dhe për atë që unë jam jashtë fushës. Unë nuk do të doja që asnjë fëmijë të marrë në rrjetet sociale mesazhe urrejtje si ato që më vijnë mua”, u shpreh 22-vjeçari.


Top Channel

You may also like