Pranimi i dokumenteve kosovare nga Serbia, Lajçak falënderon SHBA-në për rolin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka falënderuar ShBA-në dhe të dërguarin e tyre për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

“E falënderoj emisarin Gabriel Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të madh në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai ka rishpërndarë postimin e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor ku u bë e ditur se ka marrëveshje.

You may also like