PRAGË – Zeman: Perëndimi të përgjigjet ashpër nëse Putini përdor armë bërthamore

by admin
Spread the love

PRAGË, 5 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti çek, Milos Zeman paralajmëroi sot për rrezikun e një konflikti bërthamor për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Perëndimi duhet të paralajmërojë Kremlinin se nëse përdoren armë bërthamore, do të ketë një përgjigje vendimtare ushtarake, me të gjitha pasojat që kjo mund të ketë”, deklaroi sot Zeman në Pragë, përpara një takimi me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Përmes furnizimeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Republika Çeke shpreson të bëhet më pak e varur nga furnizimet ruse. Katari konsiderohet si eksportuesi kryesor në botë i LNG-së.

“Një pajisje mbrojtëse me vlerë 47 miliardë koruna, (ose nën 1.9 miliardë dollarë) u eksportua në Ukrainë nga Republika Çeke këtë vit”, sipas një njoftimi të ministres së Mbrojtjes, Jana Cernochova në Pragë.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like