PRAGË – Republika Çeke përgatitje për sigurinë kufitare pas krizës së refugjatëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PRAGË, 23 gusht /ATSH-DPA/-Republika Çeke po zhvillon stërvitje në shkallë të gjerë për mbrojtjen e kufirit dhe për t’u përgatitur për një fluks të mundshëm refugjatësh.

“Ne nuk mund të mbyllim sytë para faktit se numri i migrantëve që hyjnë ilegalisht në Republikën Çeke është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit”, deklaroi sot ministri i Brendshëm, Vit Rakusan. “Shumica prej tyre kanë ardhur nga Siria”, shtoi ai.

Politikani konservator bëri thirrje për një mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe një goditje më efektive të rrjeteve të kontrabandës së migrantëve.

Në manovrën stërvitore dyditore që po mbahet në kufirin e përbashkët me Sllovakinë po marrin pjesë oficerë policie, 150 ushtarë dhe 30 zyrtarë doganorë.

Në më shumë se 20 pika kufitare hekurudhore dhe rrugore, policia po rikthen kontrollet e identitetit, edhe pse të dy vendet i përkasin Zonës Shengen, zonës pa pasaporta që përdoret nga shumë anëtarë të BE-së dhe disa vende të tjera.

Vitin e kaluar, Republika Çeke kapi 11 170 migrantë që hynë ilegalisht, 4 000 më shumë se në vitin 2020, sipas autoritetit çek të imigracionit. Sidoqoftë, shifrat përfshijnë individë që thyen kërkesat e hyrjes në kuadër të masave kundër Covid-19, në atë kohë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like