PRAGE – Republika Çeke do të dërgojë më shumë polici në kufirin hungarez-serb

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PRAGE, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Republika Çeke planifikon të dërgojë më shumë oficerë policie në kufirin e Hungarisë me Serbinë vitin e ardhshëm për të ndihmuar në luftën kundër bandave të kontrabandës, deklaroi kryeministri Petr Fiala.

”Sigurimi i këtij kufiri është i një rëndësie të madhe për të reduktuar migrimin në Evropën Perëndimore dhe Qendrore”, theksoi ai.

Madhësia e kontigjentit të policisë çeke mund të dyfishohet nga 40 në 80 oficerë.

Në fund të shtatorit, Republika Çeke vendosi kontrolle të përhershme kufitare me Sllovakinë, e cila nga ana tjetër kufizohet me Hungarinë.

Së fundmi ato janë zgjatur deri në mes të dhjetorit. Arsyeja e dhënë ishte shtimi i emigrantëve në të ashtuquajturën rrugë ballkanike.

Ndërkohë, Fiala pranoi dallimet e opinioneve me Hungarinë për çështje të tjera si vlerësimi i Rusisë për luftën kundër Ukrainës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakEksperti i Kombeve të Bashkuara mirëpret përfshirjen e grave në qeverisje

You may also like