PRAGË – Poloni-Republika Çeke marrëveshje për mbrojtjen e hapësirës ajrore sllovake

by admin
Spread the love

PRAGË, 28 gusht /ATSH-DPA/- Ministrat e Mbrojtjes nga Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia nënshkruan sot një marrëveshje sipas së cilës avionët luftarakë polakë dhe çekë do të mbrojnë hapësirën ajrore sllovake.

Sllovakia ka porositur 14 avionë amerikanë F-16 për të zëvendësuar MiG-29-të e saj të vjetëruar, të cilët datojnë që nga koha sovjetike, por këto nuk ka gjasa të dorëzohen përpara vitit 2024.

Sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë marrjen e materialeve të nevojshme për mirëmbajtjen e flotës MiG-29 në Sllovaki.

Ministri sllovak i Mbrojtjes Jaroslav Nad e quajti marrëveshjen e nënshkruar në Sllovaki, një dëshmi të një miqësie të fortë, madje edhe vëllazërie mes tre vendeve.

Gjithashtu, një vendim pritet të merret nëse avioni i epokës sovjetike mund të vihet gjithashtu në dispozicion të Ukrainës për të luftuar pushtimin e Moskës, tashmë në muajin e shtatë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like