PRAGË – Macron: Komuniteti Politik Evropian dërgon mesazh uniteti

by admin
Spread the love

PRAGË, 6 tetor /ATSH-AFP-DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot në Pragë se Komuniteti i ri Politik Evropian po dërgonte një mesazh uniteti, ndërsa kontinenti është tronditur nga pushtimi rus i Ukrainës.

”Është para së gjithash një mesazh bashkimi nga Evropa jonë”, nënvizoi ai, pas mbërritjes në Kështjellën e Pragës ku po zhvillohet ky takim i paprecedentë që bashkon 44 vende.

Macron këmbënguli gjithashtu për solidaritetin evropian të nevojshëm përballë krizës energjetike.

Macron thotë se shpreson se Komuniteti Politik Evropian do të ketë një ndikim të qëndrueshëm në të ardhmen e Evropës.

”Ne ndajmë të njëjtën hapësirë, shpesh të njëjtën histori dhe kemi për detyrë të shkruajmë të ardhmen tonë së bashku”, theksoi ndërkohë Macron në takim.

“Objektivi është para së gjithash të ndajmë një kuptim të përbashkët të situatës që prek Evropën, të ndërtojmë një strategji të përbashkët dhe të kemi bisedime strategjike”, tha ai.

Macron shtoi se ai shpreson se komuniteti të takohet çdo gjashtë muaj dhe nisma të përbashkëta të dalin nga këto takime./ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like