PRAGË – Garë e ashpër presidenciale, ndërsa zgjedhjet i afrohen fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PRAGË, 14 janar /ATSH-DPA/ – Zgjedhjet dyditore presidenciale në Republikën Çeke përfundojnë sot, në ndërkohë që qytetarët e vendit anëtar të BE-së dhe NATO-s mund të votojnë ende deri në orën 14:00 (13:00 GMT).

Tre favoritë po luftojnë për hyrjen në balotazhin e mundshëm, ish-gjenerali i NATO-s Petr Pavel, miliarderi dhe lideri populist i ish-qeverisë Andrej Babis dhe profesoresha e ekonomisë Danuse Nerudoa.

Në sondazhe, të gjithë ishin pothuajse të barabartë rreth pikës 25%.

Pesë kandidatë të pavarur po konkurrojnë gjithashtu.

Çështje të rëndësishme zgjedhore ishin inflacioni i lartë dhe qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë.

Rezultatet priten sot në mbrëmje.

Parashikimet nuk do të publikohen.

Presidenti ka kryesisht detyra përfaqësuese, por konsiderohet një opinionist i rëndësishëm në Republikën Çeke.

Ai ose ajo emëron gjithashtu gjyqtarët kushtetues, mund t’i kthejë ligjet vetëm një herë në parlament dhe është komandant/e i/e përgjithshëm i forcave të armatosura./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like