PRAGË – Fiala: Moska po bën luftë ekonomike ndaj Evropës

by admin
Spread the love

PRAGË, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri çek, Petr Fiala akuzoi Rusinë se po zhvillon një luftë ekonomike në Evropë së bashku me pushtimin e Ukrainës.

”Qëllimi i Rusisë ishte të dobësonte dhe destabilizonte shtetet demokratike”, tha Fiala në një fjalim televiziv duke shtuar se ”ekziston një rrezik real që Rusia të mund të ndërpresë furnizimin me gaz të Evropës në javët ose muajt e ardhshëm”.

Fiala e përdori fjalimin e tij për të shpallur një plan pesëvjeçar për Republikën Çeke për të reduktuar pavarësinë e saj nga gazi natyror dhe nafta ruse si dhe ndarjen e rreth 2,6 miliardë eurove (2,75 miliardë dollarë) për të kompensuar kostot e larta të energjisë.

”Si pjesë e strategjisë së re, termocentralet kryesore çeke do të vihen nën kontrollin e plotë të shtetit. Shteti zotëron aktualisht një përafërsisht 70% të aksioneve në grupin e energjisë dhe operatorin e termocentralit bërthamor CEZ, ndërsa pjesa tjetër e kompanisë i përket aksionerëve të pakicës”, shtoi ai./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like